Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është ankuar në lidhje me sulmet që po i bëhen partisë së tij.
Madje, Mustafa i ka quajtur ‘kanaçe politike’ ata që e kritikojnë LDK-në.
Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar analisti nga Amerika, Bleron Baraliu i cili ditë më parë publikisht i kishtë kërkuar Mustafës, dorëheqjen nga LDK-ja.
Baraliu përmes një postimi në Facebook i dërgoi të fala Mustafës.
“I dërgoni të fala që për të qenë 'pseudo-analist', së pari duhet deklaruar si 'analist', kurse unë jam veç komentator i vetdeklaruar”, u shpreh Baraliu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Isa paska refuzuar rekomandimin tim dhe nuk po jepka doreheqje (para 14 shkurtit, sepse pas dihet). Ky e ka sos me i mshu violines deri ne fund te Titanikut.
p.s. i dergoni te fala qe per te qene 'pseudo-analist', se pari duhet deklaruar si 'analist', kurse une jam vec komentator i vetdeklaruar #breziiRi #liriperLDK #votondryshe