Analisti Petrit Zogaj ka komentuar sondazhin e fundit nga PIPOS, sipas të cilit LV ka 41%, PDK 22%, LDK 19%, AAK 8% dhe NISMA 3%.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është hera e parë që sondazhet në Kosovë kanë pasur kaq shumë dallime, derisa të gjitha sondazhet tjera e nxjerrin VV-në shumë më lart, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se tani duhet pritur, por e diela është ende larg.
Postimi i tij i plotë:
Sondazhi i fundit i PIPOS që u publikua në KlanKosova. LV 41%, PDK 22%, LDK 19%, AAK 8% dhe NISMA 3%. Më duket që është hera e parë që sondazhet në Kosovë kanë pasur kaq shumë dallime. Të gjitha sondazhet tjera pos PIPOS, e nxjerrin LV shumë më lart. Tash duhet me prit, ama boll larg është e diela.