Opinionistja Jehona Lushaku ndërsa ka komentuar rezultatet e sondazhit të PIPOS, po vlerëson se betejë e ashpër zgjedhore mund të zhvillohet tashmë mes PDK-së dhe Nismës.
Kjo sipas saj, për shkak të qasjes së fundit nga këto dy subjekte në fushata zgjedhore, me akuza për të kaluarën, ndaj njëra-tjetrës.
”Asnjëra parti nuk do ta fitojë shumicën e nevojshme për ta bërë qeverisjen veç vet”.
”Edhe diskutimi për një bashkëqeverisje kërkon një program të ri, qëndrime të reja, sa i përket rrjedhjes së rezultatit të kompromiseve”.
”Sa i përket përcaktimit ideologjik, ne pajtohemi që asnjëra prej partive përveç VV-së dhe LDK-së, që nuk kanë lëviz prej qëndrimeve të tyre, PDK, AAK deri diku nuk është e vështirë e imagjinueshme se si do të jetë programi i qartë i qeverisjes së tyre”.
”Ka një luftë për të cilën nuk është vetëm me Vetëvendosjen, por ka një luftë mes PDK-së dhe Nismës.
”Këtë javën e fundit është parë që fushata e tyre ka qenë tejet negative kundrejt njëra-tjetrës, dhe plot akuza edhe për të kaluarën, e me gjasë edhe aty ka mundësi që të ketë lëvizje të elektoratit mes këtyre dy subjekteve”.