Gazetari Çim Peka, ka dhënë një analizë lidhur me rezultatet e fundit të institutit PIPOS, i cili e nxori Vetëvendosjen me përqindje më të ulët krahasuar me sondazhet e para 10 ditëve.
Peka vlerëson se kjo vie si rezultat pasi PDK dhe LDK, ka kaluar fazën e panikut për hyrjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
”Edhe PDK edhe LDK e ka kaluar fazën e panikut, pra të futjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme”.
”Kanë dalur nga faza e mbrojtjes ku Vetëvendosje është një parti e sigurt fituese, dhe ka fituar të bëjë fushatë”.
Tutje ai komentoi edhe paraqitjen e subjektit Vetëvendosje në fushatë zgjedhore, ku u shpreh se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, po sillen triumfues pa ndonjë plan të qartë qeverisës.
”Po të shikoj [Albin] Kurtin dhe [Vjosa] Osmanin, kanë vetëm marshime triumfi, kanë një mungesë modestie”.
”Poo sillen thjeshtë si fitues, pa një program të qartë”.