Kandidati për deputet nga LDK, Faton Bislimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke ndjellur mashtrim.
“Frika jonë e vetme është se Lëvizja Vetëvendosje po ndjell mashtrim të madh tek opinioni. Mashtrimi i madh që ndjellin ata është krijimi i një euforie që çon në autokraci që s’ka nevojë Kosova për të”, është shprehur Bislimi.
Bislimi është shprehur se Albin Kurti ka sfiduar sistemin e drejtësisë .
“Ai ka thënë unë i prij listës. Nuk ka sfidë më të madhe që i është bërë sistemit tonë të drejtësisë. Sundimi ligjit është themeli që e shohim funksionalitetin e shtetit”.
Lidhur me sondazhet ai ka thënë se, sondazhi më i mirë dhe i vërtetë është ai do të dalë më 14 shkurt, ditën e zgjedhjeve.