Analisti Xhavit Drenori vlerëson se Lidhja Demorkatike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk i ka punët mirë.
“Në këto zgjedhje, LDK-ja i ka punët më së keqi, në kuptimin e humbje së elektoratit nga zgjedhjet e vitit 2019. Te besueshmëria e sondazheve nuk e kuptoj çfarë mund t’i ndalë në vitin 2021 qytetarët që të mos japin mendimin e lirë se për kënd mund të votojnë”.
“Nuk jemi në situatën e pasluftës, në atë kohë ku ka qenë një klimë ku qytetarët nuk e kanë shprehur haptas. Rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë ishin saktë në vijën e sondazheve dhe nuk kemi arsye pse mos t’u besojmë”.
Drenori ka thënë që ngjarjet me Vjosa Osmanin dhe zgjedhjet në Podujevë kanë dhënë shenja që LDK-ja në këto zgjedhje është jashtëzakonisht keq.