Shefi i BE-së: Furnizimi i plotë me vaksinën anti-COVID nuk pritet të ndodhë para pjesë së dytë të vitit

Aktuale

Shefi i BE-së: Furnizimi i plotë me vaksinën anti-COVID nuk pritet të ndodhë para pjesë së dytë të vitit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:45
Tomasz Szunyog

Këshilli i Investitorëve Evropian ka zhvilluar një intervistë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomasz Szunyog.

Në këtë intervistë Szunyog ka folur edhe për ardhjen e vaksinës anti-COVID.

Ai tha se nga programi i COVAX Kosova do të përfitojë falas vaksinën për 20 përqind të popullatës, ndërkaq pjesa e tjetër do të vjen në pjesën e dytë të vitit.

“Që të dyja, qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, si do qoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrumentë globale e menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë (OBSH) Për më tepër përmes kësaj instrumente BE ka për qëllim të siguroj furnizim më të shpejt për këtë rajon. Në dhjetor 2020 BE ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shperndahen bazuar në numrin total të popullsisë”.

Bashkimi Evropian në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shperndahen bazuar në numrin total të popullsisë.

Kjo paketë do t’u ndihmoj vendeve të Ballkanit Perendimor që të mbulojnë koston e dozave të vaksinave që ofrohen nga vendet anëtare të BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat