Një shtetas i huaj i cili jeton në Kosovë, ka pyetur se pse janë vendosur shamiat e kuqe nëpër Prishtinë.
Shtetasi i huaj Scott Handley ka bërë këtë pyetje në një grup në rrjetin social facebook.
Disa nga komentuesit i janë përgjigjur me ironi se arsyeja e vendosjes së shamiave të kuqe është shkaku i Shën Valentinit apo Ditës Ndërkombëtare të të Dashuruarve.
Të tjerë i janë përgjigjur se shamiat e kuqe janë vendosur për të përkrahur parti politike pasi zgjedhjet e 14 shkurtit janë afër.
Në kryeqytet, nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik janë lidhur disa shirita të kuq.
Për vendosjen e këtyre shiritave, nuk kanë qenë në dijeni as Komuna e Prishtinës dhe as Policia e Kosovës.
Por, në rrjetet sociale është postuar një foto nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë treguar se shiritat janë vendosur nga ta.
“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në postimin e tyre.