Tomë Gashi: As nuk diskutohet për një konflikt në mes të Albinit dhe Glaukut - komenton grafitet kundër Osmanit dhe Konjufcës

Aktuale

Tomë Gashi: As nuk diskutohet për një konflikt në mes të Albinit dhe Glaukut - komenton grafitet kundër Osmanit dhe Konjufcës

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:24
Tomë Gashi dhe Albin Kurti

Avokati Tomë Gashi ka komentuar grafitet që janë bërë së fundmi kundër Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës.

Ai ka thënë se ato janë bërë nga një idiot, i cili ka shpenzuar 2 euro për ta bërë atë grafit, që ka qëllim përçarës, përcjell Bota sot.

Gashi në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë dhe videon nga debati ku ka folur për këtë çështje, derisa ka thënë se as nuk duhet të diskutohet se mund të ketë një konflikt në mes të Albinit dhe Glaukut.

Ai ka shtuar se populli e di për kë do të votojë me 14 shkurt, do të votojë për Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën.

Postimi i tij i plotë:

GRAFITET E POROSITURA NGA...

Fore e lodhët e atyre që janë lodhë.

Një idiot me grafite të lodhëta i ka shpenzuar vetëm 2 euro me tentim përçarës që nuk kalon.

Tani më 99% të qytetarëve të Republikës e kanë nda mendjen për kë do të votojnë me 14 shkurt.

Shumica e tyre do të votojnë për ndryshime, se nuk durohet gjendja katastrofale e shtetit tonë.

Shumica do të votojnë Lëvizjen VETEVENDOSJE!

Shumica do të votojnë Albin Kurti.

Shumica do të votojnë Vjosa Osmani.

Shumica do të votojnë Glauk Konjufca.

Kjo shumicë e votuesve për ndryshim do ta shndërrojë vullnetin popullor në shumicë parlamentare të Kuvendit të Republikës tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat