Katër ditë kanë mbetur nga fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë.
Analisti Fidan Ukaj u shpreh në Euronews Albania se në këto zgjedhje do të dalë si forcë e parë politike Lëvizja Vetëvendosje.
Por, zoti Ukaj theksoi se kjo parti nuk mund ta ndërtojë e vetme qeverinë dhe ka nevojë për partnerë.
“Por unë mendoj se ata do të kenë nevojë për partnerë tjetër, një parti tjetër më të vogël, që të formojnë institucionet e ardhshme”, u shpreh analisti.
“ LVV do të ketë nevojë për një partner tjetër, në këtë rast shihet AAK-ja që do të marrë diku 8%”, tha ai.
Ai theksoi më tej se në zgjedhjet e 14 shkurtit LVV do të marrë nga 40 deri në 43% të votave, përfshi edhe votën nga diaspora.
Ndërkohë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në deklaratat e tyre theksojnë se duan të krijojnë të vetëm qeverinë, pa pasur nevojën e ndonjë partie tjetër.