“Vetëvendosje nuk do të mund ta krijojë qeverinë e vetme”

Aktuale

“Vetëvendosje nuk do të mund ta krijojë qeverinë e vetme”

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Lëvizja Vetëvendosje

Ejup Gojnovci, redaktor në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN dhe analist politik, tregoi për Euronews Albania se fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve në Kosovë është e ashpër.

Sa i takon deklaratës së Vetëvendosjes se nuk do të pranojë bashkëpunimin me asnjë parti por do e krijojë qeverinë vetë, Gojnovci tregoi se nuk ishte i bindur nëse LVV do të mund ta bënte diçka të tillë.

Më tepër se krijimi i qeverisë e komplikon situatën, zgjedhja e presidentit të Kosovës, kështu tha analisti teksa sqaroi gjithashtu se LVV-së do i duhet të bashkëpunojë ndërkohë ende nuk është i qartë subjekti politik që do të zgjidhje Lëvizja Vetëvendosje në rast se fiton zgjedhjet e 14 shkurtit.

Referuar Listës Serbe, Gojnovci e konsideroi një çështje problematike.

“Ata synojnë që përmes një agresiviteti të paparë deri më tani, të frikësojnë qytetarët serb që të mos votojnë parti të tjera serbe por të marrin komplet votën për veten e tyre. Natyrisht përmes kësaj forme nëse ata do të arrinin të merrnin meritueshëm dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës, hapësira e rezervuar mund t’iu sigurojë dhe dy-tre mandate të tjera,” – tha analisti.

Sipas tij kjo do të mundësonte që Lista Serbe të kishte më shumë se dhjetë deputet në parlamentin e Kosovës, gjë që sjell dhe agresivitetin e shtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat