Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, po vazhdojnë përkrahjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin.
Sipas tyre, Albin Kurti dhe Osmani janë liderët e ardhmërisë.
Ata përmes një postimi në Facebook, shkruajnë se këta dy liderë janë që i duhen Kosovës.
Sipas familjes Imeri, klikës së vjetër kriminale po i lëvizë toka nën këmbë.
Në postimin në Facebook, shkruajnë se, Albin Kurti është fati i qytetarit që e çliron vendin nga izolimi, varfëria, pasiguria e linçimi.
Postimi i plotë:
-Klikës së vjetër Kriminale po i lëviz toka nën këmbë. Epoka e re ose dekada e Albin Kurtit është fati i qytetarit që e çliron vendin nga izolimi, varfëria, nëpërkëmbja, pasiguria, linçimi etj.
-Pranvera e 2021 është , shpresë dhe fitore. Fatin e mafiozeve milionere qe i hynë zejes së politikës do ta vendos sovrani ditën e bekuar të Valentinit. Ditë shqetësuese për humbësit ?
-Mbështetja gjithëpopullore është një indeks i qartë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë liderë të ardhmërisë, liderë të pa korruptuar të pashantazhuar që i duhen Kosovës ...