Zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas sulmit që u raportua se kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri ndaj një qytetari në këtë komunë.
Gecaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë e dhuna e Bulliqit e provon më së miri sipas tij se çfarë i pret qytetarët në pushtet të Vetëvendosjes.
Të njëjtit, ai i quan “anarkistë”.
“Dhuna e Bull-iqit ndaj qytetarit në nevojë provon më së miri se çfarë i pret qytetarët nën një pushtet eventual të anarkistëve”, ka shkruar ai.