Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se nëpërmjet reformës pensionale do të bëhet largimi i kriterit 15 vjet përvojë pune, përkatësisht njohja e stazhit të punës për të gjithë ata të cilët i ka larguar me dhunë nga puna regjimi serb në 1990 – 1999, njohja e diplomave universitare e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999, largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj e lejimi i përfitimit të pensioneve personale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Reçica që tani është kandidat për deputet në kuadër të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se nëpërmjet Ligjit unik për pensione dhe Ligjit për fondin për sigurime Sociale synojnë të krijojnë një sistem të ri dhe të qëndrueshëm të sigurimeve sociale dhe pensioneve.
Statusi i plotë i Reçicës:
Pensione të dinjitetshme prioriteti ynë
• Largimi i kriterit 15 vjet përvojë pune, përkatësisht njohja e stazhit të punës për të gjithë ata të cilët i ka larguar me dhunë nga puna regjimi serb në 1990 – 1999;
• Njohja e diplomave universitare e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999
• Largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj;
• Lejimi i përfitimit të pensioneve personale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Të gjitha këto do t’i realizojmë nëpërmjet reformës pensionale me ç’rast nismat ligjore të cilat i kemi ndërmarrë tash e tri vite do të marrin formë:
• Ligji unik për pensione dhe
• Ligji për fondin për sigurime Sociale
Nëpërmjet këtyre dy ligjeve ne synojmë të krijojmë një sistem të ri dhe të qëndrueshëm të sigurimeve sociale dhe pensioneve si:
• Instalimi i sistemit të sigurimeve sociale në vend dhe krijimi i fondit për sigurime sociale;
• Instalimi i pensionit të parakohshëm për policët, zjarrfikësit, minatorët dhe kategoritë e tjera të ndjeshme;
• Instalimi i pensionit invalidor të punës, punëtorëve që pësojnë aksident në punë;
• Instalimi i pensionit familjar, për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës;
• Instalimi i shtesave për fëmijë;
• Pagesa e pushimit të lehonisë nga sistemi i sigurimeve sociale (nuk do të paguajnë bizneset, apo punëdhënësit për pushim të lehonisë), duke përfshirë edhe gratë e papunësuara.
Me NISMA Socialdemokrate në Kuvend vendi do të ketë sistem pensional të mirëfilltë dhe jo diskriminues.
Vota juaj për mua do të jetë votë për të drejtën tuaj!
Voto NISMA Socialdemokrate 121
Voto Skender Reçica 110
MeÇlirimtarët