Ramadan Zymeri, zyrtar komunal në Podujevë, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, për sulm fizik ndaj tij.
Zymeri, për Kanal 10 ka thënë se kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka shkaktuar plagë në fytyrë.
“Më ka shkaktuar edhe gërvishtje në fytyrë”, është shprehur Zymeri.
Mirëpo, këto deklarata i kanë hedhur poshtë zyrtarë komunalë.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Driton Veliu ka thënë se në këtë rast, sipas tij, s’ka ndodhur asgjë.
Ndërkohë, rasti është hapur edhe në Policinë e Podujevës. Kështu ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit” deklaroi Flora Ahmeti.
Pamjet mund t`i shkioni nga minuta e 29.