Analisti politik, Faton Mehmeti, pretendon se televizioni publik po vazhdon të jetë i kapur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Madje, ai në profilin e tij në Facebook, shkruan se 80 mijë euro i janë dhënë njeriut të PDK-së, i cili vazhdon të bëjë thirrje për këto zgjedhje për subjektin e tij politik.
Mehmeti thotë se është Fisnik Ademi, personi i cili është shpërblyer së fundi.
Ja shkrimi i tij:
RTK në duart e PDK vazhdon të shpërblejë më tenderë anëtarët e PDK-së.
80 mijë euro të popullit, i jepen me kontratë njeriut të PDK-së Fisnik Ademi, i cili vazhdon të bëjë thirrje për të votuar PDK-në.
Nëpërkëmbja nga klani “Pronto” vazhdon... RTK e kapur keqpërdor paranë publike..!!!

