Jahir Bejta, dorëzoi dosjet e radhës me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës
Për here të nëntë po i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Drejtori i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, dorëzoi dosjet e radhës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Ky thotë se refuzimi i këtyre padive vjen si pasojë e ndikimit të gjyqësorit nga politika.
Meqë Kosova është në fushatë zgjedhore, Bejta ka një pyetje për kryeministrin e presidentin e ardhshëm.
Tutje ai tha se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/09/auto_auto_Jahir-Bejta16128619921612899364.jpg)