Kandidatja e LDK’së për deputete, Marigona Geci sot feston datëlindjen. Në këto ditë të fushatës elektorale, ajo festoi bashkë me qytetarët.
LDK kishte takim në Gjakovë dhe aty Geci u befasua.
Në tubim ajo mori një ëmbëlsirë ditëlindje derisa u duartrokit nga simpatizantë të kësaj partie që ishin mbledhur për të dëgjuar planet e partisë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Geci po kërkon një mandat të dytë pasi në zgjedhjet e 6 tetorit ajo ishte zgjedhur deputete.