Bardha Qirezi: Ka riorientim tek partitë në programin për arsim, synojnë edukimin e hershëm

Aktuale

Bardha Qirezi: Ka riorientim tek partitë në programin për arsim, synojnë edukimin e hershëm

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:47
Bardha Qirezi

Bardha Qirezi nga EduTask, ka komentuar planet në arsim, të subjekteve politike me programe të cilat i hynë garës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Qirezi vlerëson se krahasuar me zgjedhjet e kaluara, partitë politike këtë herë kanë bërë  riorientim, duke u fokusuar të gjitha në edukimin e hershëm.

”Disa nga  partitë politike i kanë publikuar programet e tyre shumë vonë. Ajo që kam vërejtë është se PDK, e ka një program shumë taksativ, vetëm pika, një listë dëshirash”.

”Kurse LDK, për shkak se ka pasur një program në zgjedhjet e kaluara nën thirrjen Beso, si duket ka pasur vështirësi që ta përpilojë një program të ri dhe e ka bërë po ashtu një program shumë taksativ, vetëm pika, ku s’mund të shikojmë më thellë se çfarë kanë prezantuar”.

”Ndërsa LVV dhe AAK kanë prezantuar një program, LVV e ka programin e saj alternativ, dhe në bazë të këtyre programeve dhe çfarë deklarojnë këta nëpër media ne mund të shikojmë se cilat janë çështjet kryesore”.

”Ajo çka mund të them deri tani është se tek të katër partitë, kemi një riorientim që këto parti synojnë të orientohen nga edukimi i hershëm, pasi këtë e përmendin edhe në programet e tyre por edhe në prononcimet e tyre në media”.

Ajo theksoi që referuar fushës politike, një program që ka në plan të saj edukimin e hershëm, përbën diferencën.

”Në aspektin e politikave, kjo është një ndryshim shumë i madh. Sepse ne në Kosovë, kemi pjesëmarrjen më të ulët në arsimin e hershëm  në krahasim me vendet në rajon në Europë, dhe më gjerë”.

”Kjo është nëse mund ta quajBardha Qirezi më një riorientim, pasi është shumë vështirë të arrihet për shkak të strukturës financiare në Kosovë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat