Drenori: AKR-ja e ka të vështirë ta shtyjë asistencën prej 10 mijë eurosh

Aktuale

Drenori: AKR-ja e ka të vështirë ta shtyjë asistencën prej 10 mijë eurosh

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 00:02
Analisti politik, Xhavit Drenori

Analisti politik, Xhavit Drenori, ka thënë që AKR-ja do ta ketë vështirë ta realizojë planin për dhënien e 10,000 eurove nënave pas lindjes së tyre të tretë.

Drenori, ka thënë që kjo parti nuk ka mundur të çojë përpara projekte edhe më të lehta, kur ka qenë pjesë e qeverive të kaluara.

“Kur e kemi parasysh që AKR-ja ka qenë pjesë e qeverive të kaluara dhe nuk kanë mundur të shtyjnë gjëra që ndoshta kanë qenë më të lehta. Është pak e mundshme të shtyhen brenda një liste që garojnë madje, edhe pa logon e tyre si parti dhe e dimë që LDK-ja nuk i ka shansat të mira në këto zgjedhje”.

“Nuk mund të na garantojnë neve dhe qytetarëve që kjo është pikë që është dakorduar edhe LDK-ja, sepse edhe po ta marrë qeverinë do të jetë problematike të kalojë kjo në të gjitha hallkat, para se të vijë në Kuvend dhe për mua është pak e realizueshme”, tha Drenori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat