Enver Hoxhaj kandidati i PDK-së, për kryeministër po akuzohet për deklarata të rënda karshi Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës Më të zëshëm në këtë pjesë kanë qenë zyrtarët e Nismës Socialdemokrate, që vazhdimisht ia kanë përsëritur këto deklarata të Hoxhajt.
Ngjashëm ka vepruar edhe Arlinda Balaj, bashkëshortja e liderit të Nismës, Fatmir Limajt, i cili është poashtu kandidat për kryeministër. Poashtu edhe bashkëshortja e tij është bërë pjesë e fushatës zgjedhore, duke mbështetur bashkëshortin dhe duke marrë pjesë në tubime elektorale.
Ajo ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku bëhet thirrje të mos i besohet Enver Hoxhaj, për shkak të këtyre deklaratave.
“Vetëm pak njerëz e dinin këtë, por të gjithë duhet ta dinë. Njerëzit kanë të drejtë të dinë se kush po kërkon votën e tyre”, thuhet në përshkrimin e kësaj video./Bota sot
Posted by Balaj Arlinda on Friday, 5 February 2021