Vjosa Osmani për Avdullah Hotin: S’i besojnë as bashkëpartiakët e tij

Aktuale

Vjosa Osmani për Avdullah Hotin: S’i besojnë as bashkëpartiakët e tij

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:35
Avdullah Hoti/ Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti e as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit derisa ka thënë se atij nuk i beson askush, e as bashkëpartiakët e tij.

“As z. Kurti dhe as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Kanë pasur dallime me një ambasador ose të deleguar lidhur me një çështje substanciale që ka qenë shtylla themelore e programit tonë të përbashkët e gjë për të cilën edhe unë si kandidate për kryeministre atëherë, edhe z. Hoti edhe të tjerët në LDK kemi dalë dhe jemi zotuar para qytetarëve, ka qenë reciprociteti”, shtoi Osmani.

Ajo ka theksuar se ka qenë rast i paprecedent ajo që ka bërë Hoti me propozimin që t’i ndërrohet emri Liqenit të Ujmanit me atë “Liqeni Trump”, pasi sipas saj, Hoti është implikuar në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat