Mbrëmë është zhvilluar një përplasje e ashpër mes analistëve, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Për një moment, derisa ishte duke folur analistja Luljeta Aliu, kjo e fundit iu drejtua analistëve tjetër se këtu ndodhet vetëm për t’i demaskuar komentatorët e tjerë (Berat Buzhala, Blerim Latifi, Valon Syla).
E, për një moment, drejtuesi i emisionit tha se për një gjë të tillë analistes Aliu, i ka tërhjekur vërejtjen edhe në të kaluarën.
Ata, madje i kanë bërë me dije Aliut se nëse nuk dëshiron të jetë pjesë e panelit, mund të mos vije më.
Ndërsa, pas kësaj situate të pakëndshme, Leonard Kerquki mbylli emisionin në një mënyrë të paparashikueshme.
Pamjet mund t’i ndiqni nga 2:38:51, fundi i emisionit: