Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti e as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit derisa ka thënë se atij nuk i beson askush, e as bashkëpartiakët e tij.
E, lidhur me këtë deklaratë të Osmanit, ka reaguar zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se njerëzit janë të prirur të nisen nga vetja e tyre kur gjykojnë të tjerët.
Gecaj madje paralajmëron se dallimin në mes tyre dhe “familjes” së saj të re politike, Osmani do ta ndiej shumë shpejtë.
Ja shkrimi i tij:
“Vjosa Osmani: Avdullah Hotit s’i besojnë as bashkëpartiakët e tij”
Njerëzit janë të prirur të nisen nga vetja e tyre kur gjykojnë të tjerët. Dallimin në mes nesh dhe “familjes” së saj të re politike do ta ndiej shumë shpejtë!
Si duket, gjatë shkollimit të saj, e ka lexuar dhe e ka marrë si të mirëqenë filozofinë e Niccolo Machiavellit: “Politika nuk ka lidhje me moralin”!