​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Aktuale

​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustruese

61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

61 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga ta 47 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në respirator (CPAP).

Nga spitali njoftojnë se 12 të tjerë po ashtu të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat