Përplasje e ashpër mes Valon Sylës e Ron Gjinovcit

Aktuale

Përplasje e ashpër mes Valon Sylës e Ron Gjinovcit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Valon Syla dhe Rron Gjinovci

Gazetari Valon Syla dhe aktivisti Rron Gjinovci, në emisionin Pressing, kanë krahasuar njëri-tjetrin me personazhe publike në bazë të dukjes së tyre.

Derisa në studio po diskutohej lidhur me ideologjitë politike, Syla tha personat me ideologji të njëjtë përngjajnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që Syla i tha Gijnovcit se ky i fundit përngjan me këngëtarin Bon Jovi, derisa Gjinovci i tha Sylës se përngjan me Kadri Veselin për shkak të flokëve të tij.

“Unë jam antikomunist”, ka thënë Syla.

“Kjo cka po bën ti është ekstremizëm”, thotë Gjinovci.

“Dogmatizmi ta jep edhe formën kanihere… duken si vllazen”, thotë Syla.

“Kush?”, pyeti Gjinovci.

“Dogmatizmat politik, religjioz…”, u përgjigj Syla.

“E ti flokët si Kadri Veseli i ke pre”, i tha Gjinovci Sylës.

“E vërtetë, më krahasojshin me një fotografi të Hashimit, ndërkohë frizuren si të Kadrisë e kam”, ka thënë Syla.

“Ti si Bon Jovi”, i ka thënë Syla Gjinovcit.

Video nga minuta 02:42:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat