Analisti politik, Arben Ahmeti, ka zbuluar negociatat mes Armend Mujës dhe zyrtarëve të AAK-së dhe PSD-së për të hyrë në listën e tyre zgjedhore, në vitin 2019.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka konfirmuar se edhe ai ka qenë pjesë e atyre takimeve.
Ai madje, e ka paralajmëruar ish-kolegun e tij të dikurshëm së më vonë do t’i thotë të gjithë. Se për çfarë bëhet fjalë, mbetet për t’u parë.
Ndryshe, Muja në një reagim në orët e hershme të mëngjesit ka akuzuar Ahmetin se gjithmonë ka qëndruar prapa partive të vjetra.
Kandidati i VV-së për deputet gjithë deklaratat e Ahmetit i ka quajtur si shpifje.
Ja reagimi i Ahmetit:
Armend Muja, të lutem dëgjo edhe njëherë çka kam thanë mbrëmë.
Më vonë i them të gjitha.
Më vjen keq për nivelin në të cilin ke degradu.
E vërteta është e pandryshueshme përkundër përpjekjes tënde të ulet për etiketime.
Këtu jemi dhe i themi të gjitha.