“A.K. vs A.K.”, Shkëlzen Gashi ka një sugjerim për Albin Kurtin, ja ku duhet të shkojë për intervistë ai

Aktuale

“A.K. vs A.K.”, Shkëlzen Gashi ka një sugjerim për Albin Kurtin, ja ku duhet të shkojë për intervistë ai

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:25
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka thënë se ky i fundit, nuk duhet të shkojë në studio televizive të gazetarëve që e kanë fyer dhe shpifur për të.

Ai ka thënë se Kurti duhet të shkojë për intervistë te gazetarët që nuk e kanë fyer dhe nuk i janë servilosur e që “nuk ia kanë puthur duart”, përcjell Bota sot.

Gashi i ka sugjeruar Kurtit që të shkojë në intervistë te Adriatik Kelmendi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

A.K. versus A.K.

Jam dakord që Albin Kurti nuk duhet të shkojë për intervistë në studiot televizive të ‘gazetarëve’ të shitur që e kanë fyer e që kanë shpifur konstant për të, sepse kështu ai disi do t’i legjitimonte fyerjet dhe shpifjet në gazetarinë kosovare. Por, nuk jam assesi dakord që Albin Kurti të shkojë për intervistë vetëm në studiot televizive të ‘gazetarëve’ që i nënshtrohen e i servilosen.

Albin Kurti duhet të shkojë për intervistë te gazetarët që nuk e kanë fyer e nuk kanë shpifur për të, por edhe që nuk i janë servilosur e nuk ia kanë puthë duart, madje e kanë sfiduar duke i kërkuar përgjegjësi për qëndrimet/veprimet, duke e përballë me fakte, duke i shtruar pyetje të rëndësishme e me një stil provokues, duke mos e lejuar të mbajë fjalime, e duke këmbëngulur që t’u përgjigjet pyetjeve të drejtpërdrejta e të vështira, në emër të audiencës që nuk ka mundur t’i shtrojë ato.

Sugjerimi im është që Albin Kurti të shkojë për intervistë te Adriatik Kelmendi.

A.K. versus A.K

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat