Pamjet e publikuar për Shpejtim Bulliqin, reagon ashpër Rron Gjinovci: Është sulmuar kryetari i Podujevës, ky është “Fake News”

Aktuale

Pamjet e publikuar për Shpejtim Bulliqin, reagon ashpër Rron Gjinovci: Është sulmuar kryetari i Podujevës, ky është “Fake News”

Nga: N. H Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:52
Rron Gjinovci

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

E sot disa media kanë publikuar pamjet në të cilat shihet përplasja mes Shpejtim Bulliqit me qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Lidhur me këtë, ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci. Ai thotë se në bazë të pamjeve është sulmuar kryetari Bulliqi.

Kurse, lajmi e publikuar nga Express, Gjinovci e ka quajtur si “Fake News”, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Videoja qartë po tregon që Shpejtim Bulliqi po sulmohet, po preket ne ftyrë ose po kapët për fyti, nga ky person. Kjo quhet FAKE NEWS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat