Pas publikimi të videos ku shihet çartë që kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e sulmon fizikisht një person në ambulancë, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Bulliqi është prototipi i Vetëvendosjes në këto zgjedhje.
Sipas tij, Kurti po garon me njerëz të llojit, për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera.
Bytyçi ndër të tjerash ka theksuar se Vetëvendosje, nuk ka program, por vetëm banditë e njerëz me akuza për korrupsion, dhe se kështu nuk mund të çkapet shteti.
Postimi i tij i plotë:
Shpejtim Bulliqi është prototipi i Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.
Albin Kurti po garon me njerëz të llojit për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera politike. Nga banditë e deri me njerëz me akuza për krim e korrupsion, Albini po synon çkapjen.
Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka program në këto zgjedhje, për këtë arsye ju kanë ikur debateve, përjashto në televizionin e tyre të TV Dukagjinit, por, edhe aty degjove që kishin dështuar keq.
Shteti ynë është shumë i rendësishëm që t’i lihet në dorë një revolucionari endrrimtarë që po tenton me e bind Kosovën dhe botën që Lenini kishte drejtë.
*Shpejtim Bulliqi duke e sulmuar një qytetar!