Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.
Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ndërsa tha se deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625.
Ai shtoi se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.