Faqja “Ekrem Rexha-Komandant Drini” në Facebook, ka publikuar hartën operative, e cila ishte punuar nga Komandant Drini për operacionin e çlirimit të qytetit të Prizrenit.
Aty thuhet se Komandant Drini, me profesionalizëm të lartë ushtarak, kishte arritur të hutonte armikun pasi kishte shpërndarë formacione të vogla të pjesëtarëve të UÇK-së nëpër të gjitha pjesët e qytetit, përcjell Bota sot.
“Ekrem Rexha do te mbetët gjithmonë në mendjen e qytetareve si Çlirimtar i Prizrenit, i cili parandaloi Mitrovicizimin e qytetit”, shkruhet aty.
Postimi i plotë:
Harta Operative e punuar nga Komandant Drini për operacionin e Çlirimit të Prizrenit
Vijat e kuqe janë lëvizjet e ushtarëve të UÇK-së drejt Historisë.
Vlen të theksohet fakti se gjatë operacionit për çlirimin e Prizrenit rolin vendimtar e kishte efekti psikologjik që e udhëhiqte me mjeshtëri dhe profesionizëm të lartë ushtarak Komandant Drini, ngaqë me shpërndarjen në formacione të vogla të pjesëtarëve të UÇK-së nëpër të gjitha pjesët e qytetit, armiku u hutua tërësisht dhe e kaploi paniku, duke menduar në numrin shumë më të madh të UÇK-së se sa ishte në realitet.
Komandant Drini me përdorimin e metodave të veçanta taktiko-psikologjike, arriti që në mënyrë efikase t’i paralizojë synimet e planifikuara më parë qenë fokus kishin masakrimin e popullatës shqiptare, shkatërrimin e qytetit dhe krijimin e enklavëve të cilat ishin paraparë në disa pjesë të Prizrenit si në zonën industriale të Prizrenit, në lagjen ‘‘Ortakoll‘‘ dhe në lagjen e Nënkalasë.
Ekrem Rexha do te mbetët gjithmonë në mendjen e qytetareve si Çlirimtar i Prizrenit, i cili parandaloi Mitrovicizimin e qytetit.