Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se 10 deputetë nga Partia Socialdemokrate gjermane po bëjnë fushatë për Albin Kurtin.
Ai teksa i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, ka thënë se Kurtin po e mbështesin edhe partitë e qendrës së majtë të Zvicrës, Belgjikës e Francës.
Reagimi i Zaimit në Facebook:
10 deputetë nga Partia Socialdemokrate gjermane, publikisht po bëjnë fushatë për Albin Kurtin. Këta janë bashkëqeverisësit e Merkel, tash e disa mandate.
Po ashtu, partitë e qendrës së majtë të Zvicrës, Belgjikës, Francës etj. mbështesin LVV.
Dulla paska humbur busullën, nuk po e di kah i bie perëndimi e kah lindja.