Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për shamitë e kuqe që Vetëvendosje i ka ngjitur në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë.
“Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë”, ka thënë Mustafa në RTK.
Ai tutje ka shtuar pyetje se çfarë do të ndodh me ato shami kur të hiqen pas 14 shkurtit.
“Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?”, ka pyetur Mustafa.
Tutje ai ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë ministër i Rrahman Morinës.
“S’kam qenë kurrë ministër i Rrahman Morinës, pork am qenë drejtor i Entit të Ekonomisë që ka qenë më i fuqishëm dhe ky Ent nuk ka pasur lidhje me sistemin e asaj kohe, por ka bërë studime dhe projeksione ekonomike”, ka thënë Mustafa.