Kandidatja për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është shëruar pas infektimit me Covid-19.
Ky lajm u bë i ditur nga vet Bogujevci.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë,
Tri javët e fundit kam qenë ne vetëizolim për shkak se isha e infektuar me Covid-19.
Tani jam mirë me shëndet dhe kam rezultuar negative.
Dua të falenderoj të gjithë aktivistet dhe aktivistët, koleget e kolegët kandidat për mbështetjen e tyre dhe kujdesin.
Gjithashtu dua të falenderoj familjarët e shoqërinë për kujdesin e tyre.
Jam shumë mirenjohëse për kujdesin e të gjithëve.
Nesër shihemi në mëngjes për kafe në qytetin tim të bukur në Podujevë.
Me plotë dashni
Saranda