Hoti me akuza ndaj Kurtit: SHBA ndërpreu komunikimet me ne kur ai ishte kryeministër

Aktuale

Hoti me akuza ndaj Kurtit: SHBA ndërpreu komunikimet me ne kur ai ishte kryeministër

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:19
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që është edhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i patën ndërprerë komunikimet me Qeverinë e Kosovës, në kohën kur ajo udhëhiqej nga Lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Në atë kohë Hoti që mbante postin e zëvendëskryeministrit, ka thënë se atij në javët e fundit të qeverisjes VV-LDK, atij i është komunikuar ndërprerja e komunikimit me SHBA-në.

“Nuk mund t’i detyroja zyrtarët amerikanë të takojnë zyrtarët e Vetëvendosjes. Unë i kam kërkuar ish-kryeministrit që të shkojmë si delegacion dhe të komunikojnë por ai i kishte teoritë e veta konspirative. Kërkesë e imja ka qenë që ne të koordinojmë vendimmarrjen tonë me zyrtarët amerikan dhe ka qenë insistimi i tij me teori të ndryshme. Ne ja kemi bërë të qartë ose të bashkëpunojmë me ta që të mos vijmë në situatën që qeveria e Kosovës të ketë mungesë komunikimi me SHBA ose dalim nga koalicioni. Po, madje edhe mua më është komunikuar. Në javët e fundit të qeverisjes”, tha ai në Politico të Kanal 10.

Ai ka thënë se është i bindur që LDK do të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kemi arritur ta mobilizojmë elektoratinë tonë tardicional dhe jemi të bindur se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat