Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për një konflikt të mundshëm në veriun e Kosovës nga Serbia.
Ai thotë se, Kosova duhet të jetë vigjilente, pasi qe Serbia e nxitur nga Rusia do të lauj një lojë të rrezikshme në veriun e Kosovës.
Sipas tij, do të startoj një konflikt “Hibrid”, kinse për të mbrojtur popullatën serbe atje.
Postimi i plotë:
Kosova të jetë vigjilente në fund. Serbia e nxitur nga Rusia do ta luaj kartën e fundit një lojë të rrezikshme në veriun e Kosovës, do ta starton një konflikt Hibrid kinse për mbrojtjen e popullatës Serbe që po "ndiqet" nga forcat e armatosura të Kosovës, duke tentuar që atë pjesë ta fut definitivisht nën kontrollin e saj edhe përmes OKB_1244 ku Rusia sikurse gjerë tani u sill ushtria Franceze pro-serbe do të fuste forca të saj "Paqeruajtëse"si në rastin e konfliktit të Azerbejgjanit dhe Armenisë dhe Kina gjithmonë do ta mbështetnin Serbinë në aventurat e saj pushtuese në Ballkan! Çka nëse NATO sillet me Kosovën sikurse ndaj Turqisë kur ishte ngatë një konfliktit të hapur me ushtrinë Ruse pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak Rus SU_24 në kufirin Suri-Turqi!