Ish-deputeti i AAK-së dhe kandidati për të njëjtën pozitën në zgjedhjet e 14 shkurtit, Arbër Tolaj është aksidentuar mbrëmë në Deçan. Doktori i njohur kosovar ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“Të nderuar miq, kolegë, e familjar.
Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/11/auto_120321154_2392606741035232_5980318904438669147_n-600x360-1-21613034554.jpg)
Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme.
Ju falenderoj për interesimin” shkruan Tolaj në njoftim.