Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar disa fotografi nga fushata e tij në Hajvali.
Hoti përmes një postimi në Facebook, thotë se LDK-ja nuk është dorëzuar kurrë, tash e 30 vjet para atyre që i kanë kundërshtuar proceset shtet-ndërtuese nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Hoti thotë se, LDK-ja nuk është dorëzuar sepse në pyetje është Kosova.
Postimi i Hotit:
Hajvalia me LDK-në! LDK-ja nuk është dorëzuar kurrë, tash e 30 vjet, para atyre që i kanë kundërshtuar krejt proceset shtet-ndërtuese nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Nuk është dorëzuar sepse në pyetje nuk është LDK-ja, por e gjithë Kosova! #shtetishtet #LDK132