Ministri i jashtëm i Togos mbështet Hoxhajn: Është burrështetas që ka bërë punë të madhe për Kosovën

Aktuale

Ministri i jashtëm i Togos mbështet Hoxhajn: Është burrështetas që ka bërë punë të madhe për Kosovën

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Robert Dussey dhe Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Togos, Robert Dussey, ka mbështetur Enver Hoxhajn në kandidaturën e tij për kryeministër.

Përmes një videoje, ai iu drejtohet qytetarëve të Kosovës, duke thënë se Enver Hoxhaj është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij.

“Kam kënaqësinë ta bëj këtë deklaratë në një ditë të rëndësishme për Kosovën, kur miku im i mirë, Enver Hoxhaj, po kandidon për Kryeministër të vendit tuaj të bukur. Unë kam qenë atje 5 vjet më parë.”, thotë ai.

“Unë e njoh Enverin për shumë vite, ne kemi punuar së bashku për të vendosur marrëdhëniet diplomatike midis vendit tim, Togos, në Afrikën Perëndimore, dhe vendit tuaj të bukur-Kosovës”, thotë ministri i jashtëm i Togos.

“Enveri është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij. Unë e di këtë shumë mirë. Ai forcoi marrëdhëniet e Kosovës me Togon dhe me botën. Kur them Togo, them edhe Togo edhe vendet afrikane.”, shton  ai.

Krejt në fund, thotë se në emrin e tij, dhe të kryenegociatorit të vendeve afrikane, Kaibeve dhe Paqësor me Bashkimin Evropian, shpreson se të punojë përsëri me Enver Hoxhajn.

“I uroj të gjitha të mirat në përpjekjet e tij për të udhëhequr Kosovën.

Në emrin tim dhe në rolin tim si Kryenegociator i ACP (Vendet Afrikane, Karaibe dhe Paqësor) me Bashkimin Evropian, ne shpresojmë që të punojmë përsëri me mikun tonë, Enverin”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat