Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka vazhdon të përplaset me anëtarët e Vetëvendosjes në mbledhjen e KQZ-s.
Fillimisht filloj përplasja me përfaqësuesin e VV’së, Alim Rama i cili tha se dikush nga KQZ’ja është marr vesh me PZAP’në që ora 18:00 të jetë koha kur merren vendime, lidhur me procesin zgjedhor.
Daka tha se pyete PZAP-në për këto vendime.
Tensionet vazhduan kur në debat ndërhyni edhe anëtari tjetër i VV, Sami Kurteshi.
Valdate Daka tha se po është e pamundur me mbajt mbledhje normale të KQZ nga dy anëtarët e VV-së.
Daka tha se është bërë mbledhja e KQZ si serial.
“Jemi bo si seriali Kasandara, cila episode është sot”, tha Daka.
Po ashtu ajo me ironi falënderoj VV që e kanë bërë kaq njeri të “fortë” e me “ndikim”.