Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, ka thyer rregullat e trafikut rrugor sot gjatë ditës.
Kjo pasi që e njëjta është parë duke u kthyer në vendin e ndaluar për kthim.
Lexues të Gazetës kanë siguruar fotografi nga lexuesit të cilët raportojnë që ngjarja ka ndodhur në autostradën për Gjakovë.
Ndryshe, Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar 15 aksidente me persona të lënduar si dhe 28 aksidente trafiku me dëme materiale.
Po ashtu për 24 orë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.291 tiketa në trafik.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/11/auto_vetura-e-policixe1613043267.jpg)