Qeveria e Kosovës në detyrë, ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-Covid.
Kundër vendimit ka dalë mikrobiologu Lul Raka. Ai ka thënë se për lehtësimin e masave, nuk është konsultuar bordi këshillëdhënës.
Ndërsa, analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, ka thënë se Qeveria po rrezikon jetërat e qytetarëve, përcjell Bot sot.
Sipas tij, qeveria në ikje këtë vendim e ka marrë për “vota”.
“Qeveria në ikje për një grusht votash bën pakt me djallin! Saboton profesionistët — rrezikon jetërat e njerëzve!”, ka shkruar Qorrolli në një postim në Facebook./BS