Rexhep Gjergji i cili njihet si themelues i LDK-së, ka bërë thirrje publike që të votohet për Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën.
Profesori ka shkruar në Facebook se Donika përfaqëson vlerat më të larta kombëtare dhe demokratike.
Postimi i tij:
Donika Gërvalla është një zonjë dhe intelektuale shqiptare e cila vendit të vet i doli zot në momentet më të rënda të tij.
Donika përfaqëson vlerat më të larta kombëtare dhe demokratike. Rrënja e saj familjare është e ujitun me gjakun më të pastër shqiptar.
Donika është grua me dinjitet të lartë, është trimëreshë e pakundshoqe, është guximtare dhe ka dashuri të pakufi për Kosovën.
Donika është personaliteti më serioz dhe me përvojë, e cila krahas Vjosa Osmanit, i duhet dhe i bënë nderë Kuvendit të Kosovës në këto kohë të rënda e vendimtare.
Prandaj, votues të dashur,
Vota për Donika Gërvallën dhe Vjosa Osmanin është votë për të ardhmen tonë të përbashkët dhe më të mirë.
Komentet e padenja fshihen pa perjashtim.