Analisti Petrit Zogaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili parasheh që shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duhet të paraqesin testin PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Zogaj ka deklarua se ky vendim nuk ka asnjë logjikë, pasi partitë politike po mbajnë takime publike me qindra njerëz.
Çfarë logjike është kjo: mbajnë takime publike me qindra njerëz, për gati 1 muaj, duke mos respektu asnjë masë, dhe tash vendosin disa pengesa shtesë për njerëzit që dojnë me shku në Kosovë për zgjedhje?”, shkroi Zogaj në facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Cfare logjike eshte kjo: mbajne takime publike me qindra njerez, per gati 1 muaj, duke mos respektu asnje mase, dhe tash vendosin disa pengesa shtese per njerezit qe dojne me shku ne Kosove per zgjedhje? Jo Dulla, jo. Zgjedhjet duhet me i fitu ndryshe, jo keshtu.