Rrëfehet Hoti: Ja pse e prishëm koalicionin me VV-në, Osmani nuk sjell asnjë ndikim

Aktuale

Rrëfehet Hoti: Ja pse e prishëm koalicionin me VV-në, Osmani nuk sjell asnjë ndikim

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:16
Avdullah Hoti, Vjosa Osmani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tregon për situatën politike përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fushatën e tij për t'u ri-mandatuar me Lidhjen Demokratike si drejtues të vendit.

Kryeministri i Kosovës tha se objektivi për zgjedhje e 14 shkurtit është që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë parti e parë me diferencë dhe hodhi hije dyshim për sondazhet duke i quajtur si propagandë e Vetëvendosjes.

“Pritja jonë është të dalim bindshëm parti e parë. Në bazë të vlerësimeve nga terreni kemi strukturat ndër vite dhe që punojnë shumë. Unë garantoj që sondazhin e vërtetë do e shihni të dielën se besoj që sondazhet bien poshtë me dy deri në tre argumente” – shprehet kryeministri Hoti.

Për daljen nga qeveria, ai tha se, LDK prishi koalicionin për VV për shkak të qëndrimeve të SHBA kundër Albin Kurtit ku përmendi dhe kërcënimin për të tërhequr trupat.

Qëndrimet e Vjosa Osmanit, e cila ishte kryesuese e listës së LDK në zgjedhjet e kaluara, Hoti i cilësoi propagandë për të ndryshuar perceptimin e realitetit.

Ai tha se bashkimi i Osmanit me VV nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultatin zgjedhor të LDK-së.

Lidhur me mundësitë për koalicion pas zgjedhjeve, Hoti tha se LDK nuk ka vija të kuqe, ndërsa konkretisht për VV-së tha se kanë dallime në program.

VV, tha ai, ka bërë çdo veprim kundër marrëveshjes së Uashingtonit, të cilët e konsideroi një marrëveshje historike.

“Në çdo hap të shtet ndërtimit të Kosovës kanë qenë në anën e gabuar dhe me vetëdije”, tha Hoti.

Për emrin e presidentit të ri të Kosovës, z. Hoti tha se pret që në krye të shtetit të zgjidhjet një person me integritet të lartë dhe pak rëndësi ka nëse vjen nga politika apo jashtë saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat