Qeveria në detyrë ka marrë vendim që mërgimtarët që vijnë për të votuar më 14 shkurt nga vendet e Evropës të kenë testin negativ PCR.
Për këtë ka reaguar u.d e presidtentes së Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë se, mërgata, ka qenë dhe do të jetë përherë pjesë e ndryshimit.
“Shihemi të dielen, #KrejtdheDrejt”, ka shkruar Osmani.
Postimi në Facebook:
MËRGATË E DASHUR, MIRË SE VINI NË SHTËPI!
Keni qenë dhe do të jeni përherë pjesë e ndryshimit.
Shihemi të dielen, #KREJTdheDREJT!
#Referendum