Meta për Ramën: Ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës

Aktuale

Meta për Ramën: Ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:31
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur dhe për marrëdhëniet me Ramën.

Meta tha se mes tyre nuk do ketë kurrë më një marrëveshje, kjo sepse Rama ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe kufijtë e Kosovës.

‘Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën.

Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!

Marrëveshje politike në këtë tokë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk do ketë më kurrë.

Arsyet jane dy: Ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat