Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e trendit të zgjedhjeve në Kosovë nga viti 2009 deri në vitin 2019.
KQZ ka hartuar një raport të gjatë dhe të detajuar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 nga mbi 1.6 milionë votues të regjistruar në zgjedhje kanë dalur mbi 707 mijë votues.
Ky trend ka pësuar rritje të lehtë në zgjedhjet lokale të vitit 2014, por ka qenë numër më i ulët në proporcion me numrin e votuesve të regjistruar në KQZ.
Në 2014 nga 1,782454 votues të regjistruar, 7345167 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqësit e vendit.
Edhe në vitin 2017, numri i votuesve në zgjedhje ishte më i madh, por përsëri krahasuar me numrin e votuesve të regjistruar ishte më i ulët. Nga 1872941 votues të regjistruar, të drejtën për votë e shfrytëzuan 747161 persona.
Në vitin 2019, numri i votuesve në zgjedhje ishte dukshëm më i lartë. Nga 1937868 votues të regjistruar, 826997 votues shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë.
Më poshtë i gjeni të detajuara të dhënat.

