Aktivisti Rron Gjinovci ka treguar për babanë e tij dhe distancimin politik që e ka me të, teksa thotë se prindërit e tij janë krenar më arritjet e tij.
Teksa ishte duke u biseduar në Pressing për deklaratën e kandidatit për kryeministër të LDK’së, Avdullah Hoti se fëmijët nuk po votojnë si prindërit e tyre, gazetari Berat Buzhala dhe Rron Gjinovci hapin debatin për babanë e këtij të fundit, i cili ka bindje të tjera politike.
“Babën nuk e ki bash qashtu të lehtë qysh je tu thanë ti, dmth ti e akuzon e kritikon babën tënd edhe bën distancimin politik me të”, i thotë Buzhala.
Ndërsa, Gjinovci thotë se nuk ka pse e kritikon, por babai i tij e pëlqen PDK’në, pasi është nga Drenica.
“Jo se kritikoj as nuk e akuzoj sepse nuk kom çka me kritiku, ai është një person kështu qysh me thanë, ai e pëlqen PDK’në se jena prej Drenice, kjo tregon çfarë mentaliteti kanë prindërit tanë”, thotë Gjinovci.
“Baba t’ka shkollu ty, t’ka rritë ty, është lehtë me u distancu pasi t’shkollohesh”, ia kthen Buzhala.
Mirëpo, Gjinovci thotë se prindërit e tij janë shumë krenar për arritjet e tij, ndërsa thotë se nuk duhet të bëjnë çfarë dëshirojnë prindërit e tij.
“Është e jashtëzakonshme, baba jem e nana jem janë shumë të knaqun me mu dhe arritjet e mija, pavarësisht që na mundum edhe mos mu pajtu. Edhe ata e shohin rolin etyre në familjen tonë, për mi kriju kushtet që na me realizu lirinë tonë sa ma shumë që është e mundshme”, thotë ai.
Po ashtu ai tregon se si prindërit e tij dëshironin që Gjinovci të mirrej me prodhimin e mobiljeve.
“S’dmth që na me bo çla dojnë ata. Ata kanë pas qef unë me u marr me biznesin e tyre me u marr me prodhu mobilje, amo unë s’jom i prem për atë punë”, tha Gjinovci.